Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj flet për grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri.
Xhafaj është shprehur në “Opinion” se në vendin tonë, veprojnë 40 grupe kriminale, me aktivitete që shkojnë që nga vjedhjet dhe trafiqet, e deri te pengmarrjet dhe vrasjet.
Xhafaj tha se ngjarja ka lidhje me një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, për shkak të një konflikti në trafikun e drogës.
Ministri tha se vrasjet e ndodhura gjatë këtyre kohëve, përveç kësaj të fundit, kanë ardhur për pasojë të konflikteve që kanë ndodhur jashtë vendit mes anëtarëve të grupeve kriminale të trafikut të drogës.
Lidhur me atentatin e Shkodrës, ai tha se është një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, të cilët kanë përdorur një anëtar të grupit për të vendosur eksplozivin.
Agjentët kriminal që në hetimet e para zbuluan se atentatori nuk kishte lidhje me një tentativë vrasjeje që lidhej me Shkodrën, por jashtë këtij qyteti.