Sot, do të bëhet i ditur emri i fituesit të çmimit Booker!
Çmimi mund t’i shkojë autorit Alan Garner ose Claire Keegan, për romanin më të shkurtër në historinë e çmimeve Booker.
Gjithashtu, do t’i bëhen homazhe dhe fitueses së dyfishtë të Booker, e ndjera Hilary Mantel.
Mantel, e cila fitoi çmimin për dy nga librat e saj nga trilogjia “Wolf Hall”, vdiq muajin e kaluar në moshën 70 vjeçare.
Çmimi Booker është një çmim letrar që jepet çdo vit për romanin më të mirë të shkruar në anglisht dhe të botuar në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë./21Media