Qarqe të pushtetit në Maqedoni kanë angazhuar një agjenci amerikane të marketingut për të shlyer dhe për ti treguar si të produkte të vjedhura videot që publikohen në internet në kanalin youtube, që kanë të bëjnë me skandale. Për këtë siç mëson portali Maktel janë paguar mbi 500 mijë dollarë.
Agjencia amerikane paguhet me shuma të majme dhe çdo video që nuk do të i pëlqente Gruevistëve, ajo do të shlyhet, pasi që kompania amerikane do ta lajmërojë si virus, apo material të vjedhur, shkruan portali Maktel.