Kush po i “terrorizon” banorët e Kumanovës dhe Likovës se do ndodhë diçka e keqe?

Në koluare të ndryshme në rajonin e Kumanovës dhe Likovës janë përhapur spekulime se gjoja do të ndodhë diçka e keqe dhe se do të përsëritet 9 maji i 2015. Këto pohime i hedhin poshtë përfaqësues të disa lagjeve, duke thënë se situata është normale, dhe se qytetarët janë në pritje të zgjidhjes së krizës politike.

“Nuk ka asgjë, janë lansuar spekulime të ndryshme, që përcillen më pas dhe krijohet opinioni se ka diçka të vërtetë”, theksojnë për INA nga lagja e Bahçeve në Kumanovë.

Një gjë të tillë e pohojnë edhe banorë të Lagjes së Trimave, të cilët theksojnë se asgjë ska, përveç si thonë ‘skamjes së madhe’. Qytetarë të ndryshëm edhe përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje që askush mos të bie pre e dezinformatave që po qarkullojnë nga qarqe të ndryshme, që duan të ngjallin frikë dhe panik në mesin e popullatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme