Kushtet Kosovë – Serbi, jashtë OKB-së, por e njohur nga krejt BE-ja

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi është gati që të dialogoj me Kosovën në bazë të propozimit të Bashkimit Evropian për marrëveshje.

“Duam që dialogu të vazhdoj dhe të jemi pjesë e tij.Mendojmë se për krejt gjërat duhet të flasim mbi bazat e këtij plani. Por presidenti Aleksandar Vuçiq, shumë qartë e ka sqaruar se për ne “vija e kuqe” pra krejtësisht e papranueshme është anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Daçiq të premten para gazetarëve.

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Prishtina zyrtare i di pengesat e mëdha që mund të hasen kur vije puna për hyrje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në këtë kontekst të dialogut Kurti theksoi se synon njohjet e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Rumania.

“Natyrisht që po të kishim ne mundësinë për ulëse në OKB, gjithçka do të ishte më kollaj. Mirëpo duke pas parasysh se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e kemi Federatën Ruse dhe Kinën ajo minimumi që qytetarët e Republikës së Kosovës presin është që pesë shtetet demokratike evropiane t’i bashkohen shumicës së anëtareve të Bashkimit Evropian, dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës”,pohoi Kurti të enjten në një paraqitje para mediave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme