Nga mbledhja e gjyqtarëve kushtetues, është vendosur që mandati i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese duhet të përfundojë më datë 10 mars 2025.
Sakaq, kryetarja aktuale, Holta Zaçaj, pretendon se i ka mbetur dhe 1 vit nga mandati i saj, siç raporton gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë njoftoi më 11 dhjetor hapjen e procedurës për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar, i cili duhet të zëvendësojë Zaçajn.
Vendimi i Gjykatës së Lartë, erdhi një ditë pasi Zaçaj, bëri të ditur publikisht se mandati i saj nuk përfundonte më 10 mars të vitit 2025 dhe pas kërkesës për opinion nga Komisioni i Venecias.