Kushti i rëndë i Gjermanisë për Serbinë: Sulmuesit e Ambasadës në Beograd të sillen para drejtësisë

Ginter Krihbaum, kryesues i Këshillit për çështje evropiane në Parlamentin gjerman, ka bërë të ditur se ‘shtatë kushtet e Bundestagut’, të cilat para disa viteve i janë prezantuar Serbisë, me iniciativë të grupit të tij parlamentar, kryesisht janë plotësuar.

Për këtë shkak Bundestag vitin e kaluar ka pranuar hapjen e kapitujve të parë në bisedimet e Serbisë me Bashkimin Evropian, ka thënë Krihbaum për portalin ‘EWB’, raporton Zëri.info.

Megjithatë, bisedimet nuk mund të përfundojnë para se të hetohet plotësisht sulmi mbi Ambasadën gjermane në Beograd në shkurt të vitit 2008, kur Kosova kishte shpallur pavarësinë.

“Megjithatë, në rezolutën e 27 qershorit 2013, Bundestag ka deklaruar se bisedimet nuk mund të përmbyllen para se të hetohet plotësisht sulmi në ambasadën gjermane në shkurt 2008 dhe kryesit të sillen para drejtësisë”, ka pohuar ai për portalin EWB. Zëri.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme