Kuvend, miratohet propozimi francez

Gazetar: Adrian Kerimi

Kuvendi miratoi konkluzionet mbi propozimin francez. Me 68 vota “për”, asnjë i përmbajtur dhe asnjë kundër, por në mungesë të opozitës maqedonase e cila gjatë tre ditëve ishte e zëshme në sallë.

Shumica parlamentare ndryshoi konkluzionet pak minuta para se të votohen, me arsyetimin se janë përfshirë edhe kërkesat e partive tjera. Vendimi i Kuvendit obligon Qeverinë që gjatë negociatave të ndjekë trasenë e përcaktuar nga ligjvënësi.

Kuvendi e ngarkon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që t’i vazhdojë bisedimet me Bashkimin Evropian me qëllim që të zhbllokohen proceset eurointegruese dhe të miratohet Korniza negociuese me parimet dhe standardet evropiane…

Ngarkohet Qeveria në mënyrë konsekuente t’i përmbahet përcaktimit për respektim të pakushtëzuar të veçantive gjuhësore, identitetit, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente për të cilat nuk negociohet me Bashkimin Evropian.

Ngarkohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që:  Në Kornizën negociuese, gjuha maqedonase të shënohet pa kurrfarë shpjegimi, shtese apo fusnote.

Çështjet bilaterale që kanë të bëjnë me marrëveshjet bilaterale për marrëdhëniet e mira fqinjësore të cilat nuk janë drejtpërdrejtë të lidhura me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe me kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të mos jenë direktiva nga të cilat do të varet hapja dhe mbyllja e kapitujve dhe klasterëve gjatë negociatave aderuese me Bashkimin Evropian.

Korniza negociuese të miratohet menjëherë në fillim të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, para Konferencës së Parë Ndërqeveritare Politike.

Për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapje të negociatave për anëtarësim dhe procesit të skriningut si dhe Konferencës së ardhshme Ndërqeveritare për kompletim të fazës së hapjes së negociatave, në pajtueshmëri me propozimin e kryesimit francez me Bashkimin Evropian, të sillen vendime menjëherë në mënyrë që të njëjtat të mos varen nga sjellja e vendimeve shtesë nga vendet anëtare.

Ngarkohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që Konkluzionet e lartpërmendura t’i inkorporojë në Deklaratën hapëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Seanca tre ditore u zhvillua nën zhurmën e vuvuzelëve nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe të partisë “E Majta” të cilët nuk lejonin shumicën parlamentare të kyçej në diskutim. Pas pranimit të propozimit francez, në fillim të javës së ardhshme mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së, por hapja e kapitujve do të niste vetëm pas ndryshimeve kushtetuese që do t’i miratonte Maqedonia e Veriut me futjen e pakicës bullgare në preambulë. Shumica parlamentare dhe opozita shqiptare aktualisht nuk gëzojnë 80 vota për të miratuar ndryshimet në aktin më të lartë juridik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme