Kuvendi dështon t’i japë fuqi zbatimit të ligjit në Kosovë

Ka dështuar mocioni i LDK-së për shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Dardan Gashi, i cili u shfaq duke gjuajtur me armë zjarri.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në deklarimin e tij, ka pranuar se nuk është e hijshme dhe ligjore që në shekullin 21 të festohet me armë, por sipas tij, populli ka ruajtur disa tradita.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, i ka numëruar me radhë rastet kur qytetarët humbën jetën nga plumbat qorrë si pasojë e festës me armë. Një rrezik të tillë e ka shkaktuar edhe zëvendëskryeministri Gashi, ka thënë ajo. Në Kuvend ka ardhur edhe zëvendëskryeministri Gashi, i cili ka dëgjuar akuzat e kundër akuzat për veprimin e tij.

Haradinaj tutje ka shtuar ta ketë marrë malli për të parë debat në Kuvendin e Kosovës, teksa u ka rrëfyer deputetëve historinë e frikësimit të tij nga një armë e gazit.

Por një rrëfim krejt tjetër e ka treguar deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e cila në ditët e para të 2018-s ka gjetur një plumb në ballkonin e saj.

Ndërsa zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i ka quajtur hipokrite deklarimet parlamentare, pasi sipas tij, janë këta deputete që nuk kanë reaguar kur ai personalisht është gjykuar siç ka thënë, me fakte të fabrikuara në rastin e MTPT-së.

Ndërkohë, ministri i brendshëm, Flamur Sefaj, u ka kërkuar deputetëve që të largojnë folklorizmat, gjersa është përgjigjur në atë që fushata “Festo me zemër e jo më armë”, ishte financuar nga KFOR-i dhe ka pasur sukses.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme