Sot mbahet seanca e 71-të e Kuvendit, në rendin e ditës të së cilës janë 47 pika, prej të cilave deri më tani janë shqyrtuar dy, përfshirë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregtinë, sipas procedurës së shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare, për të cilën pikë ka ngelur vetëm procedura e votimit, pra deputetët duhet të vendosin nëse e pranojnë apo jo.
Në kuadër të kësaj seance është edhe interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Sonja Mirakovska nga PRSD-ja, e dorëzuar nga deputetët e opozitës, më pas informata për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe apartamente nga viti 2021 dhe disa raporte vjetore për punën e institucioneve në vitin 2021 dhe propozime për miratimin e planeve financiare për institucionet për vitin 2022.