Kuvendi do të vazhdoj sot seancën e 50-të dhe 57-të

Kuvendi i republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme do të mbaj mbledhjen e 50 dhe të 57.

Në rendin e ditës të seancës së 50-të, sipas informacioneve nga Kuvendi, kanë mbetur disa pika, përkatësisht Propozimi për Strategjinë për Barazi Gjinore 2021-2026, Propozimi për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Inovacion. Propozimi për Ligjin për Barnat, Projektligji për procedurën civile dhe Projektligji për pagesën e kompensimit monetar për viktimat e krimeve të dhunshme.

Pas përfundimit të seancës së 50, Kuvendi duhet të vazhdojë punimet e seancës së 57-të, në të cilën mes tjerash duhet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar me procedurë të shkurtuar dhe Projektligjin për plotësimin e ligjit. mbi materialin riprodhues nga pemët pyjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme