Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi rezolutën për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit në Prishtinë, gjatë të cilës me 34 vota për, 5 abstenime dhe asnjë votë kundër, janë aprovuar 18 rekomandime për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Mbjellja e drunjve, ndalimi i shitjes së thëngjillit,  krijimi i një plani afatgjatë për mbrojtjen e mjedisit,  zgjerimi i rrjetit të Termokos-it, ishin disa nga opsionet që u dhanë sot nga asamblistët e Prishtinës për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetit se nuk ka plan konkret lidhur me masat për ndalimin e ndotjes së ajrit.

Sipas tij, mbledhja e 5550 drunjve nuk është kujdesi i duhur që qeverisja Ahmeti i ka dhënë kryeqytetit.

“Kjo qeverisje lokale ka shumë më shumë se  kaq, që është konstatuar dhe besoj që edhe problemeve politike të harmonizimeve të planeve partiake, do të duhej të dilej përtej situatës dhe për këtë rast konkret shumë më herët të paraqitej një plan konkret, jo vetëm nga ajo që po ndodh sivjet, sepse ne kemi pasur një situatë të tillë edhe vitin e kaluar edhe para dy vitesh edhe këto masa kozmetike që po ndërmarrën, sa do që disa prej tyre mund të jenë nën ombrellën e një pakoje të përgjithshme të masave  të thuhej që nga kjo datë deri më këtë datë, dhe njerëzit qysh nga stina e pranverës dhe verës të nisnin dhe të përgatiteshin për sezonin dimëror dhe jo të mos kemi asnjë veprim, as edhe një veprim e tërë qeverisja komunale në katër vitet e kaluara gjë që e konfirmon edhe dje disa deputetë që kanë qenë pjesë e kësaj nomenklature në qeverisjen e kaluar. Përmend disa mija drunj, për shembull në vitin 2016/2017 nëse i mbledhim bashkë janë 5550 që i ka kontraktuar drejtoria për shërbime publike dhe që i ka mbjellë “Hortikultura” dhe a është ky kujdesi që duhet t’ia kushtojë kryetari dhe të gjithë të tjerët mjedisit absolutisht që jo”, tha ai.

Stavileci po ashtu ka theksuar se në qeverisjen aktuale mungon edhe plani i mobilitetit, derisa tha se edhe tipi i tillë i autobusët për vitin 2018 nuk është i qëlluar, derisa në botë flitet për autobusët elektrik.

Në anën tjetër ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka theksuar se asamblisti i PDK-së po e përdor seancën për sulme politike të pa vërteta, duke i thënë se nuk ka as lidhje bazike për këtë çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme