Kuvendi nuk mund ta thotë fjalën e fundit për Specialen, është një shkallë tjetër

Përpjekjet e fundit të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, duket se do të jetë e kotë.

Për ta ndaluar këtë, kori diplomatik në Kosovë ka kërkuar që kjo të mos ndodhë, por ajo të vazhdojë me punën e vet.

Madje, ambasada amerikane në Kosovë, ka nisur t’i shqyrtojë masat që do të merren ndaj atyre që e aprovojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Megjithatë, profesori i së drejtës ndërkombëtare penale, Ismet Salihu ka vlerësuar se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është e dëmshme si në aspektin politik, ashtu edhe në atë juridik.

Salihu në një intervistë për “Epokën e re” tha se kjo përpjekje për shfuqizimin e Speciales nuk është në të mirë të interesave të Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale është e pandalshme.

Në këtë kontekst, ai tha se edhe nëse Kuvendi i Kosovës do ta miratonte ligjin me anë të të cilit suprimohen ekzistimi dhe puna e Gjykatës Speciale, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale ka të drejtë të shqyrtojë këtë ligj, më pas edhe të anulojë dhe ta shpallë antikushtetues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme