Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj rreth orës 18:00, kur B.H. 29 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri, në rrugën “Reçaku” të këtij qyteti.
Vrasjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, kur i dyshuari pastaj qëlloi viktimën për vdekje.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një person tjetër.
Ndërkaq lidhur me rastin, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj dhe janë kontrolluar shtëpitë e tyre.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti është duke u hetuar përcjell Gazeta Metro.
Magazina.al, ka siguruar disa fotografi të viktimës: