Ky është autori i masakrës në Teksas

Sulmuesi  i armatosur që hapi zjarr brenda një kishe të Teksasit duke vrarë të paktën 26 persona – përfshirë një fëmijë dyvjeçar – është identifikuar si një veteran 26 vjeçar i Forcave Ajrore dhe mësues i studimit të Biblës. Devin Patrick Kelley (në foto) hyri në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland, i veshur me veshje luftarake dhe filloi të shtënat, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit, raporton dailymail, transmeton zeri.info

Kelley, 26 vjeç, nga New Braunfels, një periferi e San Antonios, u vra pas një ndjekje të shkurtër në këmbë në Guadalupe County, por është ende e paqartë nëse sulmuesi beri vetëvrasje apo u qëllua nga autoritetet. Policia e San Antonio bastisi shtëpinë e Kelley të dielën mbrëma. Kelley, i cili ishte i martuar, kishte postuar kohët e fundit një foto të një arme AR-15 në faqen e tij në Facebook ./Zeri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme