Platforma për Dialogun me Serbinë, e cila u miratua dje në Kuvendin e Kosovës, tashmë është publike.
Dokumenti nuk ka marrë mbështetjen e LDK-së, Dokumenti përfshin çështjet të cilat ekipi negociues do t’i shtrojë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.
Në platformë shprehen qëndrimet e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat tjera.
Ajo u miratua dje me vota pro, ndërsa dy partitë opozitare kishin refuzuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj që të trajtojnë atë platformë dhe të japin kontributin e tyre në të.
Platforma e dialogut u publikua dy javë më parë nga dy bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.