Ky është i riu që kumanovarët duan të jetë zëri i tyre në Parlament

Në prag të hapjes zyrtare të fushatës parazgjedhore Lëvizja BESA ka zhvilluar takime rasti me banorët e komunave shqiptare Hasanbeg, Haraçinë dhe Likovë. Interesimi i qytetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm për të dëgjuar ofertën dhe planet që ofron kjo lëvizje politike e cila do të garojë për herë të parë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Qytetarët patën rastin të bashkëbisedojnë me bartësit e listave për deputetë, kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasami, nënkryetarin Zeqirija Ibrahimi, sekretarin e përgjithshëm Afrim Gashi si dhe anëtarët e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA.

Para të pranishmëve foli edhe Admirim Haliti, kumanovari i cili gëzon përkrahjen e kumanovarëve.

“Te gjithe Shqiptaret, pavaresisht dallimeve politike, jane vellezer dhe motra te njeri-tjetrit. Konform kesaj fryme, kjo fushate zgjedhore duhet te zhvillohet ashtu siç ne fakt eshte: nje gare politike. Le te jete kjo nje gare mes ideve dhe koncepteve, te jete e paster nga ofendimet, jotoleranca dhe insinuata personale. Ne kete kuader, i drejtoj nje KERKESE medias, kryesisht portaleve: Nese ndonjehere gjate kesaj fushate citoni emrin tim, ju lutem te mos perdorni metafora dhe hiperbola te tipit “godet”, “shemb”, “vret”, “dridh”, etj. Le te citohen gjerat ashtu sic thuhen, pa shtuar pompozitet i cili kontribuon ne irritimin e votuesit”, ka thënë Haliti, i cili është kandidati i dytë në njësinë zgjedhore nr 2, ku bartës liste është sekretari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Në këto takime, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se sot si kurrë më parë është koha që shqiptarët të përfaqësohen nga njerëz profesionist, me dinjitet dhe integritet të lartë moral. Ai është shprehur se diskriminimi për shqiptarët përfundon duke e ndëshkuar BDI–në me votë, parti e cila sipas tij, shiti të gjitha interesat kombëtare në emër të përfitimeve personale.

1

6

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme