Ky është i riu që vdiq dje në vendin e punës në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, një 35 vjeçar ka vdekur në vendin e punës pasditen e djeshme.


35 vjeçari nga lëndimet e marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në QKUK, pavarësisht ndihmës së mjekëve për ta shpëtuar.

Hoxha mitrovicas, Shkëlzen Hoxha, ka thënë se sot ka vdekur Përparim Peci nga Zhazha.

Sipas tij, ai vdiq në një aksident në vendin e punës.

Hoxha ka pasur fjalë të mira për të ndjerin, duke e përshkruar si fetar të përkushtuar.

Reagimi i hoxhës:

“Te Allahut jemi dhe vetem tek Ai kemi per tu kthyer”
Sot 14.07.2020 pas një aksidenti në vend të punës në moshën 35 vjeçare ka ndërru jetë Perparim N. Peci nga fshati Zhazhë.
Perparimi ishte një nder xhematlitë më të përpikët të xhamisë, ai u kthente nga puna i lodhur dhe rraskapitur por asnjëherë nuk e la pa dalë në xhami për ta thirr ezanin dhe falur namazin e jacisë.
Për ta ditur se kush ishte Perparimi me ju sonte po ndajë këtë bisedë private që kisha me rahmetliun para disa muajve.
Ishim tuj bisedu diçka rreth namazit, dhe nder të tjera më tha: Hoxhë, ElhamduliLah prej që kam fillu me u falë, asnjë namaz kurr nuk më ka ikë!
Lutuni per vëllaun tonë Perparim dhe familjen e tij, Allahu na bashkoftë në xhennet. Amin!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme