Ky është interieri i Mercedes Sprinterit të ri

Kompania prestigjioze gjermane, Mercedes, në shtator të këtij viti ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë me publikimin e fotografisë së gjeneratës së re të modelit Sprinter ndërsa tani ka publikuar fotografitë zyrtare përmes të cilave tregon se si duket interieri i këtij modeli.

Sprinteri i ri do të ofrohet në disa versione në mënyrë që të plotësojë sa më shumë kërkesa të konsumatorëve, transmeton Koha.net. Sikur çdo model i Mercedesit, edhe Sprinteri i ri do të ketë një numër të sistemeve për ndihmë të shoferit si dhe sistemet e sigurisë.

Ky furgon ka një dizajn në formë kutie dhe falë kësaj forme ai ofron më shumë hapësirë në brendësi.

Gjenerata e re e Sprinterit ka huazuar disa karakteristika nga koncepti Vision Van, të cilat janë “zbutur” për nevojat e këtij modeli serik.

Mercedes ka premtuar se do të publikojë më shumë detaje para se të lansohet në treg në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme