Këshilltari Komunal i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Podujevës, njëkohësisht zyrtari për komunikim për media i PDK-së në Podujevë, Flakron Gashi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryetarit aktual të kësaj komune, Agim Veliu.
Në një bisedë për Periskopin,Gashi ka thënë se joserioziteti i kryetarit Veliu konsiston, në rend të parë, në faktin se ai nuk jeton në komunën që e udhëheq, por jeton në Prishtinë.
“Kryetari Veliu nuk e ka zgjedhur vend për të jetuar komunën të cilën e udhëheq. Ky fakt tregon më së miri se ku është Podujeva në listën e prioriteteve të tij, ndërsa paguhet nga taksat qytetare dhe ka fituar mandatin për të udhehequr Podujevën, ai jeton në Prishtinë”, ka thënë Gashi, derisa shton se e i gjithë ky joseriozitet i Veliut për pasojë ka shpenzimet e derivateve të naftës që bëhen për të shkuar në puna nga Prishtina.
“Shpenzimet e derivateteve te naftës të cilat behën për të ardhur në punë nga Prishtina dhe anasjelltas, janë më të larta sesa që mund të shpenzojnë fëmijet për ushqim në qerdhën publike në Podujevë”, ka thënë ai.
Gashi, si përfaqësues i PDK-së, ka folur edhe për zgjedhjet komunale që do të mbahen në tërë Kosovën.
Thotë se PDK është e strukturuar në të gjithë territorin e komunës.
“Dega e PDK-së është e strukturuar në të gjithë territorin e komunës së Podujevës, ka të organizuar strukturën e Rinisë Demokratike dhe Gruas Demokratike si bazamente të fuqishme të qëndrueshmërisë politike. Partia Demokratike është në hap me kohën rreth përgatitjeve të nevojshme për zgjedhjet lokale 2017 dhe në vazhdën e këtyre përgatitjeve takon rregullisht bazën e saj, elektoratin, nëndegët dhe seksionet si dhe realizon takimet e organeve më të larta të saj- Kryesinë dhe Këshillin Drejtues”, ka thënë ai.
Ndërsa, thotë se nuk është përcaktuar ende se kush do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës.
“PDK e Podujevës, është në konsultat përfundimtare rreth përcaktimit të kanidatit të ardhshëm për kryetar të komunës së Podujevës dhe në momentin që vendos përfundimisht rreth kandidatures, do të zyrtarizoj atë”, thekson Gashi për Periskopin.
E kyr pyetet se a ka gjasa që të ndryshohet ky rezultati në zgjedhjet e sivjetme, Flakron Gashi jep një përgjigje të gjatë:
“Çështja të cilën ju e shtroni në formë të pyetjes është reale. Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Podujevës është renditur si parti e dytë qoft në zgjedhjet lokale apo ato nacionale, gjithëhere po flasim deri në zgjedhjet e fundit nacionale të vitit 2014. Gjatë këtyre viteve, ne si subjekt politik kemi treguar maturi, respektim te rregullave demokratike dhe kemi dhënë kontributin poltik në ngritjen e kapaciteteve lokale në interes të qytetarëve të komunës së Podujevës.
Mirëpo, nuk mund të mohohet fakti se PDK në Podujevë, në çdo palë zgjedhje, si në ato lokale ashtu edhe ato nacionale ka shënuar trend rritjeje, duke zgjeruar besimin e qytetarëve të Podujevës në Partinë Demokratike të Kosovës dhe lidrshipin e saj.
Grafikoni real bazuar në numrin e përgjithshëm të vota dhe dallimit në mes PDK-së dhe LDK-së në Podujevë është ngushtuar dukshëm saqë, më në Podujevë, nuk mund të filtet për bastione politike.
Për hirë të korretësisë unë po jap dy shembuj që pasqyrojnë trendin real:
Nëse krahasohen dy palë zgjedhjet e fundit lokale 2009-2013, diferenca në mes PDK-së dhe LDK-së është ngushtuar dukshëm, në rreth 2800 vota, ndërsa në të kaluarën kjo shifer ishte tre fish më e madhe.
Ky trend rritjeje është në kulm dhe kësisoj ka forcuar besimin tonë se jemi në rrugën e duhur dhe njëkohësisht duhet të përagtitemi për marrjen e përgjegjësisë dhe qeverisjen e Komunës së Podujevës.”
Sipas tij, të gjithë parametrat matës në teren, tregojnë qartë dhe e rendsin Partinë Demokratike të Kosovës si parti e parë dhe më e madhja në nivel vendi në mënyrë të pakontestueshme, ndërsa, sipas tij, nuk dihet qartë se cila do të jetë forca e dytë poltike në nivel vendi.
Për kryetarin aktual të Podujevës, njëherëit kryetarin e LDK-së, Agim Veliu, Gashi thotë se nuk e ka zgjedhur vend për të jetuar komunën të cilën e udhëheq.
“Ky fakt tregon më së miri se ku është Podujeva në listën e prioriteteve të tij, ndërsa paguhet nga taksat qytetare dhe ka fituar mandatin për të udhehequr Podujevën, ai jeton në Prishtinë. Shpenzimet e derivateteve te naftës të cilat behën për të ardhur në punë nga Prishtina dhe anasjelltas, janë më të larta sesa që mund të shpenzojnë fëmijet për ushqim në qerdhën publike në Podujevë. Pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi i Veliut karshi Podujevës, Partia Demokratike e Kosovës dhe lidershipi i saj duke qenë partneri më i madh qeverisës, do të vazdhojë të mbështes dhe inicojë projekte kapitale për Komunë e Podujevës, siç janë: vazhdimi i ndërtimit të shtëpive në “Lagjen e Dëshmorëve”, zgjerimi i magjistrales Podujevë-Prishtinë, program i kredive të buta soft-loan për trajtimin e ujërave të zeza, projekte këto të cilat fillet i kanë në qeversijen kur kryeministër i vendit ishte z.Thaçi, ndërsa pak rëndësi ka se kush do t’i pres shirtat e këtyre projektve”, thekson këshilltari komunal i PDK-së.
Rëndësi e vçantë është t’i gëzojnë qytetarët e Podujevës.
Ka kritika edhe për sistemin arsimor të Arsimit në komunën e tij.
“Në komunën e Podujevës, sistemin arsimor dhe trajtimin që ka ky sektor jetik për qytetarët dhe të ardhmen e të rinjve tanë, nuk mund ta ndash ne etapa se nga cili drejtor udhëhiqet. Në kontinuitet sistemi arsimor është nënvlersuar dhe degraduar, duke e shndërruar në qendër për punë sociale”, ka theksuar ai.
Për fund, Gashi tha se Komunës së Podujevës i nevojitet një dimension i ri i qasjes politike dhe manaxhimit të mirëfilltë të resursve njerëzore dhe financiare si organizatë buxhetore.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka këtë ofertë për qytetarin e Podujevës, i cili padrejtësisht tash e sa vite udhëhiqet nga një qeverisje dhe lidership i mendësisë despotike dhe klienteliste”, theksoi ai. /Periskopi/