Ky është njeriu i tretë, më i pasur në botë

Bilioneri Gautam Adani, prej kohësh njihej si njeriu më i pasur në Azi, tani ai ka zënë vendin e njeriut të tretë më të pasur në botë, duke kaluar kryetarin e LVMH Bernard Arnault.

Adani drejton një nga konglomeratet më të mëdha të Indisë e cila tani  besohet të ketë vlerë rreth 137 miliardë Dollarë.

Kjo ndodhi pasi një rritje të papritur e cila e vendosi atë pas CEO-s së Tesla-s Elon Musk dhe pas themeluesit të Amazon Jeff Bezos, pasuria e të cilëve vlerësohet 251 miliardë dhe 153 miliardë.

Njësoj siç ndodhi edhe me bilionerët e tjerë përreth botë, pasuria e tij kapi qiellin gjatë pandemisë.

Sipas CNN, pasuria e tij është rritur së tepërmi që nga fillimi i krizës botërore në shëndetësi, që kur investitorët vunë bast mbi aftësinë e tiij për të bërë biznes në sektorët që kryeministri indian Narendra Mod i kishte cilësuar si prioritete për zhvillim.

Gjithashtu Adani ka përfituar nga rritja e përdorimit të qymyriut, gjë që e ka ndihmuar në rritjen e pasurisë së tij në muajt e fundit.

Themeluesi i kompanisë Adani Group drejton kompani që përfshijnë portet, hapësirën ajrore, energjinë diellore dhe qymyrin.

Javën e kaluar, ai bëri bujë pasi shpalli një “ofertë armiqësore” për të marrë nën kontroll New Delhi Television. Kjo marrëveshje po ndiqet nga AMG Media Networks, kompani e Adanit.

Ky sulm mediatik, vjen në një kohë kur rritja e borxhit të grupit mediatik është bërë shqetësuese për analistët. Ndaj ky veprim ka krijuar shqetësim për lirinë editorial të NDTV, e cilësuar si një nga burimet më të respektuara të lajmeve në vend./tvklan.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme