Nëse Vjosa Osmani vendos që të largohet përfundimisht nga LDK-ja, ajo pritet që në zgjedhjet e ardhshme të garoj në një listë zgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Ata madje, siç merr vesh gazeta, tashmë kanë menduar edhe detajet për atë se si do të dukej lista zgjedhore e tyre.
“Vjosa Osmani dhe Kurti janë dakorduar që nëse do të shkojnë bashkë në një listë zgjedhore, atëherë Iniciative e re politike, do t’i ketë 20-30 vende në Listën Zgjedhore të Vetëvendosjes”, tha ky burim i Blic.
Ishte vetë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ajo e cila në një debat televiziv tha se është duke e menduar seriozisht formimin e një “Iniciative të Re Politike”.
Osmani ka theksuar se ajo preferon që në zgjedhje të garoj si koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, duke i përjashtuar partitë tjera.