Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.

“Të martën do të ketë destabilizim të përkohshëm të motit i cili mund të përcillet me reshje të karakterit lokal. Reshjet në disa vende mund të fillojnë edhe të hënën gjatë natës”

“Më tej nga e mërkura sërish parashihet të ketë ngritje të temperaturave mbi vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme