Ky është personazhi i njohur që iu bashkua protestës së PD-së (Foto)

Ditën e sotme Partia Demokratike ka protestuar në disa nga rrugët kryesore në vend, sidomos në kryeqytete.

 

Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe një nga reperët e njohur shqiptarë, Stresi.

Në fotot e siguruara nga “Panorama” duket Arkimed Lushaj, njohur si Stresi, teksa është në mes të protestës te sheshi “Shqiponja”, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD­-së, Lulzim Basha, shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

Stresi ka qenë pranë edhe me të atin e tij, Sali Lushaj, duke protestuar për kauzën e opozitës, zgjedhje të lira me një qeveri teknike.