Mbyllet qetësisht protesta e opozitës në Shqipëri

Ashtu siç ishte parashikuar, është përmbyllur pas një ore në mënyrë paqësore protesta e opozitës në të gjithë vendin.

Kreu i Partisë Demokratike, i cili ka qëndruar në sheshin “Shqiponja” 60 minuta i ulur këmbëkryq mes protestuesve, ka respektuar me përpikmëri orarin përmbyllës të tubimit.

Më pas, përmes një megafoni, Basha ka deklaruar se kjo protestë ishte vetëm një paralajmërim për qeverinë, duke bërë thirrje se vendi nuk do t’i dorëzohet krimit dhe drogës.

“Ne jemi të vendosur për të mos i dorëzuar vendin krimit e drogës. por për t’u bashkuar me qindra mijëra shqiptarë nga jugu në veri për zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike që do të largojë kriminelët nëpër institucione sipas ligjit të dekriminalizkmit. Një qeveri teknike që do të krijojë kushte për zgjedhje me votim elektronik dhe numërim elektronik si dhe nisjen e zbatimit të marrëveshjes për Vettingut, – u shpreh Basha. – Kjo protestë është një paralajmërim, se vendosmëria e kësaj lëvizjeje popullore është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Basha i bëri thirrje protestuesve ta përmbyllin të qetë dhe paqësisht tubimin, pa iu përgjigjur asnjë provokimi të mundshëm. Në fund, mbështetësit e opozitës, së bshku me kreun e saj, kënduan himnin kombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme