Indeksonline përmes burimeve anonime merr vesh se K.H është personi që kreu vrasjen në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Pejës.
Ai u arrestuar si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre.
Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e konfirmoi, prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.
“Në bazë të kamerave e kemi identifikuar të dyshimtin dhe e kemi arrestuar. Edhe arma me të cilën është kryer vepra është konfiskuar. Tash po i nënshtrohet intervistimit”, tha Sinanaj.
“Sakte.net” do të ju mbajë të informaur për rreth këtij rasti..