Ky është qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Një studim i ri ka zgjedhur qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në Evropë, duke nxjerrë rezultate interesante.

Eurostat shikoi koston e jetës në kryeqytetet evropiane. Duke përdorur ‘koeficientët e korrigjimit’ – të përdorur nga Komisioni Evropian për të siguruar që nëpunësit civilë evropianë kanë “barazi të fuqisë blerëse” në BE – u nxor qyteti më i shtrenjtë për të jetuar.

Rezultatet dolën të zymta për Britaninë, pasi që vendi më i shtrenjtë për të jetuar, me një vlerë prej 166.9 krahasuar me Brukselin është Londra, transmeton Gazeta Express.

Londra jo vetëm që është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në Evropë, por është vendi i tretë më i shtrenjtë në botë, që vjen pas Ishujve Cayman dhe Zvicrës.Por pse?Transporti i Londrës është i dyti më i shtrenjti në botë dhe qyteti është i treti më i shtrenjti për koston e shërbimeve. Kobenhavn në Danimarkë doli i dyti dhe Stokholmi doli i treti më i shtrenjti në Evropë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme