Për FBI-në, Evgeniy M. Bogachev, është krimineli më i kërkuar kibernetik në botë. Zyra e FBI-së ka njoftuar do të japë 3 milionë dollarë për kapjen e tij, shuma më e madhe ndonjëherë për krime kompjuterike, si dhe është duke tentuar që t’i gjurmojë lëvizjet e tij me shpresë që ta kapë atë nëse ai qëndron jashtë shtëpisë së vet në Rusi.
Ai është paditur në SHBA nën akuzat se ka krijuar një rrejt zvarritës të kompjuterëve të infektuar nga viruset në mënyrë që të vjedhë qindra miliona dollarë nga llogaritë bankare nëpër gjithë botën, duke i shënjestruar të gjithë që kanë para që ia vlen të vidhen, transmeton Express.
Në dhjetor, Administrat Obama vendosi sanksione kundër Bogachev dhe pesë personave të tjerë si përgjigje ndaj konkluzioneve të agjencive të inteligjencës së Rusia ishte përzier në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Por, është e qartë se për Rusinë, ai është më shumë se thjesht një kriminel. Në një moment, Bogachev kishte kontroll mbi hiç më pak se një milion kompjuter në shumë vende, me qasje të mundshme në gjithçka nga fotografi të pushimeve familjare dhe letër afate e deri në propozime biznes dhe informatat personale tejet konfidenciale.