Në këtë raport nuk është i përfshirë Kosova, por të gjitha vendet fqinje rënditen më mirë se Shqipëria në të dy sektorët. Konkretisht në internetin mobil Serbia ka një shpejtësi mesatare interneti prej 30.55 Mbps, Greqia 34.22 Mbps, Mali i Zi prej 35.04 Mbps dhe Maqedonia 34.58 Mbps.
Në internetin fiks, Serbia ka një shpejtësi mesatare prej 24.58 Mbps, Greqia prej 14.89 Mbps, Mali i Zi 23.12 Mbps dhe Maqedonia 20.98 Mbps.
Në internetin mobil, Shqipëria renditet e 46-ta me shpejtësi prej 25.72 Mbps, ndërsa në internetin fiks renditet në vendin e 96 me shpejtësi mesatare prej 12.45 Mbps./Telegrafi/