Ky është super aeroplani luftarak i SHBA-së që ia kanë frikën të gjithë

Forcat ajrore në SHBA po zhvillojnë brezin e ardhshëm të aeroplaqnëve që do të ruajë superioritetin amerikan në qiejt e botës.

Por projekti i ri duket shumë më i kushtueshëm se të mëparshmit, sipas buxhetit të kongresit. Plot 300 milionë dollarë, tri herë më shumë se F-35A Lightning II Joint Strike Fighter.

Një nga konceptet që priten të zhvillohen, është një aeroplan i rrethuar nga një tufë dronësh të cilët vërsulen të sulmojnë shënjestrën para se të arrijë aeroplani luftarak.

Me qindra dronë të vegjël mund të hidhen njëherësh nga aeroplani amerikan i së ardhmes, e të përdoren për mundësi të ndryshme, që nga bllokimi i armikut e deri te një hetim i plotë i terrenit.

Një tjetër teknologji që diskutohet është avioni që mund të kalojë sipër një qyteti, dhe pa hedhur asnjë bombë, të arrijë të shkaktojë bllokim të plotë të rrjetit të elektricitetit dhe të komunikimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme