Policia italiane ka arrestuar sot 4 persona me origjinë nga Kosova që dyshohen për aktivitete terroriste.
Mediat në Itali bëjnë të ditur se policia dyshon se shqiptarët po planifikonin që të kryenin një sulm në një nga simbolet më të njohura të Venecias në Itali, urës së Rialto’s.
Për këtë, tre persona janë arrestuar gjatë natës në vrazhdën e një hetimi të koordinuar nga Prokuroria antimafia dhe antiterrorizëm e Venecias, dhe i kryer nga policia provinciale e Venecias dhe selia e policisë në Digos të Venecias.
Forcat e policisë kanë identifikuar një celulë terroriste xhihadiste që vepronte në qendrën historike të Venecias.
Të gjithë janë shqiptarë me origjinë nga Kosova, me leje të rregullt qëndrimi në Itali, shkruan “Corriere”.
Të paktën dy prej tyre punonin si kamarierë në lokale në Venecia.
Bastisja u zhvillua gjatë natës, në një ndërtesë pranë teatrit La Fenice, rreth orës 4, siç tregojnë disa qiramarrës. Në aksion kanë marrë pjesë forcat speciale të policisë dhe karabinierët.
Në të njëjtën kohë, janë kryer 12 bastisje, të gjithë në qendrën historike, përveç njërës në Mestre dhe një tjetre në provincën e Treviso-s.