Ky ishte smartfoni i parë në botë

Kompania që sot njihet më shumë në fushën e kompjuterëve në të kaluarën kishte shënuar edhe një arritje tjetër të madhe: prodhimin e smartfonit të parë në botë, transmeton Gazeta Metro.

Para ekzistimit të Iphone, Samsung dhe kompanive të tjera të mëdha me telefonë të mençur, një tjetër kompani kishte provuar të fuste këtë teknologji në jetën e njerëzve.

Modeli i parë i telefonit të mençur quhej Simon dhe kishte dalë në shitje më 1994. Ai kishte shërbime të integruara si ekran me prekje, shërbim për e-maile dhe disa aplikacione bazike.

Por, ‘Simoni’ kishte edhe probleme të tjera siç ishte bateria që zgjaste vetëm një orë dhe raportet e ndryshme thonë që ai ishte dështim pasi u shit në vetëm 50 mijë copë dhe qëndroi në shitje për vetëm gjashtë muaj. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme