Ky pritet të jetë klubi i ri i Havertz

Kai Havertz pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, ndërsa krahas Real Madridit, në garë për transferimin e tij është futur edhe Arsenali.

“Sky Sports” bën të ditur se Arsenali po shihet edhe favorit për gjermanin, pasi është gati të paguajë shumën që po e kërkon Chelsea për lirimin e tij.

Te Chelsea janë të gatshëm ta shesin Havertzin nëse marrin një ofertë deri në 80 milionë euro, ndërsa Arsenali pritet së shpejti të futet në negociata për arritjen e marrëveshjes.

24-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025, ndërsa ekipi anglez iu bashkua para tre vjetësh nga Bayer Leverkuseni.

Ai pati 9 gola të shënuar edicionin e fundit për Chelsean, në të cilin regjistroi 47 paraqitje në të gjitha garat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme