“Ky shtator është i revoltës së madhe”, aktivisti Lika para Kryeministrisë: Protestuesit mezi presin fillimin e Parlamentit! Aty do na keni me vezë e domate!

Këtë të shtunë mbahet protesta e 98-të para kryeministrisë. Aktivisti Edison Lika u shpreh se protestuesit mezi po presin seancën parlamentare, pasi të gjithë do të jenë aty.

“Këto ditë prisnim kur do ishte seanca e parë plenare që t’u bëjmë vizitë deputetëve. A jeni gati?

A do t’i presim me vezë, domate dhe miell apo jo. Të gjithë ata që kanë ngulmuar që kjo protestë të ndryshojë, iu them se kjo protestë do vazhojë kështu. Ditën e martë, në orën 5 mbasdite do jemi te parlamenti pasi fillon seanca e parë plenare.

A do jemi të martën te parlamenti apo jo? A do t’i presim deputët me vezë dhe domate apo jo? A do u themi që nuk na përfaqësoni apo jo? Ne do vijojmë protestën si çdo ditë, por betohemi se në çdo seancë plenare do na kenë të dera. Nuk pranojmë të përfaqësohemi nga Flamur Noka dhe Zeqineja. Ky shtator do e gjejë popullin në revoltë”.

The post “Ky shtator është i revoltës së madhe”, aktivisti Lika para Kryeministrisë: Protestuesit mezi presin fillimin e Parlamentit! Aty do na keni me vezë e domate! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme