Kryetari I KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se janë dorëzuar pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr.88 të gjitha kutitë e votimit për garën elektorale të Bashkisë së Himarës.
Celibashi bën me dije se kutitë e votimet dhe pajisjet e PEI, kamerat monitoruese që qendrat e votimit janë dorëzuar brenda rregullave.
Sipas kreut të KQZ nuk janë konstatuar parregullsi në asnjë kuti që është dorëzuar në KZAZ.
“Ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Qendrave të Votimit në KZAZ nr. 88.
Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën në dorëzim nga KZAZ sipas procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.
KZAZ nuk konstatoi asnjë kuti të parregullt dhe përmbylli procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore nga KQV” thekson kreu i KQZ.