Labinot Tahiri i kërkon Haradinajt të ndërrojë mendje për Demarkacionin: I pagabueshëm është vetëm Zoti

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i ka bërë një kërkesë publike lidhur me demarkacionin, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

“I nderuar Kryeministër i Kosovës, Z Ramush Haradinaj, kam një lutje publike për ju. Ju lutem Kryeministër, të thyeni mendjen në këto rrethana lidhur me demarkacionin, dhe të mendoni pozitivisht dhe ta aprovoni – ta ratifikojmë”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

“Ne deputetët dhe deputetët tuaj, ta përmbyllim këtë serial i cili e ka lodhur popullin tonë, pra ta përfundojmë ‘demarkacionin’. Kryeministër, sot jemi në paqe, duhet t’i tregojmë botës, se ne mirëkuptojmë dashamirët e shqiptarëve dhe jemi pro bashkëpunimit në çfarëdo lloj rrethanash kur ata duan ta sjellin të mirën në vendin tonë, në këtë rast ‘liberalizimin e vizave’”, ka shtuar më tej ai.

Tahiri, në letrën drejtuar Haradinajt, thotë se “e dimë mirë se ju ishit luftëtar i asaj ane, dhe nuk e humbët asnjë pëllëmbë tokë sa ishit në luftë, por sot të bëjmë marrëveshje paqësore e mos të mbesim mbrapa si popull”.

“I pagabueshëm është vetëm Zoti, ne jemi vetëm njerëz të proceseve, pra mund edhe të gabojmë por ju po e bëni vetëm për popullin tuaj dhe për askënd tjetër së bashku me liderët e të gjithave partive duke e përfshi, z. Behgjet Pacollin; z. Kadri Veselin, z. Fatmir Limaj, z Hashim Thaçi, z. Avdullah Hotin e të tjerët që e kanë shansin që ta kenë një urim nga popullata jonë e izoluar”, ka thënë ai.

Deputeti Tahiri ka thënë se derisa Mali i Zi, është në NATO, i bie që ne jemi fqinjë me NATO-n.

“Pra nuk ka rreziqe dhe as mashtrime në këtë rrugë. E dimë se ju në rrugën e Zotit dhe të drejtë nuk dorëzoheni kurrë, dhe rruga e drejtë Kryeministër, është që ju dhe vetëm ju, ta çlironi këtë popull së bashku me ne, në ratifikimin e demarkacionit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se edhe ai ka qenë kundër demarkacionit.

“Por kur e kuptoj se Nana Amerikë, dhe populli ynë i dashur e kêrkon këtë në çfardo rrethana, unë mendoj se do të kemi një arsyetim para popullatës sonë e cila ka mbetur pa viza dhe shumë e bllokuar. Duke pasur parasysh se si person dhe si deputet i duhur në formimin e Qeverisë suaj, do të marrim një miratim pozitiv nga administrata juaj në këto ditët e ardhshme”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme