Labinot Tahiri tërheq nënshkrimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, ka tërhequr nënshkrimin përmes të cilit ai dhe disa deputetë të tjerë të Kuvendit kanë kërkuarshfuqizimin e Gjykatës Speciale.Tahiri i cili ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja, në Facebook ka thënë se ndonëse mendon se Gjykata Speciale është në dëm të Kosovës, ai refuzon të jetë pjesë e kalkulimeve politike dhe se nuk është vegël e asnjërit prej liderëve politik në vend.

Njoftimi i plotë i Tahirit:

E TËRHEQA NËNSHKRIMIN!!

E rëndsishme dhe e duhur për popullatën e shqetsuar!

Qytetarë të dashur, sot, e kam tërhequr nënshkrimin tim, të cilin e dhashë para një muaji për ndryshimin e dhomave të specializuara. Duke pasur prasysh se shumë akterë politikë po luajnë me ndjenja të popullatës, unë nuk jam njëri ndër t’a.  Kam nënshkruar me loqkën e zemrës për ata mijëra luftëtarë duke menduar se është një gjë e mirë për të cilën e çmova luften për Liri, të cilën do ta çmoj përjetësisht.  Pa dyshim se Gjykata Speciale është e demshme për Kosovën. Unë nuk bëj pjes në kalkulimet politike, nuk jam kalkulant.  Nuk jam vegël e asnjërit lider politik apo person i cili bën kalkulime personale për t’ia lënë patatet e nxehta në duar tjetërkujt, gjë që i bie se kërkesa ( iniciativa) ka mbetur në dorën e deputetëve, e cila nuk është në dorën e Deputetëve.  I’u lajmroj publikisht ambasadorëve të shteteve mike, siq janë: Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Z . Greg Delaëie. Ambasadori i Britanisë,  Z . Ruairi O ‘Connell. Ambasadorit të Gjermanisë  Z. Christian Heldt.  Zonjën Apostolova dhe zyren e BE-së në Kosovë, se unë Labinot Tahiri, tërheq nënshkrimin tim si deputet nga ajo iniciativë me skenare të ndryshme, e cila akoma është (AKTIVE). As nuk kam qenë votues i Gjykatës Speciale’ dhe as nuk dua të jem pjes e diqkaje që nuk mund të qohet përpara!  Do të vazhdoj me sakrificat e mia për popullatën dhe vendin tim në forma të ndryshme.

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme