Laborator droge në tunel, 5 km larg Tiranës (Video)

Policia ka zbuluar një laborator prodhimi lëndësh narkotike vetëm pesë kilometra larg qendrës së Tiranës.

Laboratori i përshtatur për kultivimin e hashashit u gjet në një prej tuneleve të ish-Uzinës së Autotraktorëve.

Policia vuri në pranga pronarin e tunelit në Shkozë, Hazbi Pardhoku, ndërsa ambienti kamuflohej si një aktivitet i prodhimit të plastikës.

Në brendësi të tunelit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e futur në qese, transmeton TCH.

Sipas burimeve, tuneli ishte izoluar dhe do të përdorej për kultivimin e kanabist me anë të llampave të fuqishme elektrike.

Policia ka ndaluar dhjetra të rinj, banorë të zonës të për të cilët po kryen verifikime nëse janë të përshfirë, si dhe ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve të dyshuar.

Ndërkohë, sipas uniformave blu, në gjithë vendin janë kontrolluar 28 tunele, 31 magazina e ish-magazina si dhe banesa të braktisura në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit.

Operacionet janë zhvillluar nga toka dhe ajri, ndërkohë që janë angazhuar mbi 300 forca policore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme