Vetëvritet një vajzë 17 vjeçare nga Kamenica

Një vajzë ka humbur jetën pas kryerjes së aktit të vetëvrasjes.

Mediana Thaçi, 17 vjeçare nga komuna e Kamenicës ka qëlluar veten me armë zjarri në pjesën e gjoksit. Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rasti ka ndodhur sot në orët e paradrekës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të deklaratave të familjarëve dyshohet se vajza në moshën 17 vjeçe ka bë vetvrasje. Është dërguar tek mjeku dhe mjeku kujdestar vetëm sa ka mundur ta konfirmojë vdekjen e saj që dyshohet se ka ndodhë si pasojë e shkrepjes me armë zjarri. Dyshohet se në pjesën gjoksore, në pjesën e gjoksit”, ka sqaruar ai.

Tutje, Hashani ka shtuar se në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet relevante, forenzika e prokurori, ku edhe është konfiskuar një armë. Ai ka treguar se arma ka qenë me leje./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme