Gjykata e Posaçme ka dënuar sot (30 qershor) me 14 vite burgim Samir Rodrigez, kimistin e drogës në Frakull të Fierit.
Rodriguez (foto kryesore) është dënuar në mungesë, ndërsa pritet edhe ekstradimi i tij.
Samir Rosales Rodriguez, u cilësua fajtor për veprat penale “trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal”, dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Për laboratorin janë dënuar me 89 vite burg ish-kryekomunari socialist i Frakullës, Viktor Cervanaku, djali i tij, Denilson Cervanaku, vëllai Zenel Cervanaku, Nikolin Gjolena Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Enxhi Ferhati, Marildo Rama, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj.
The post Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO dënon në mungesë ‘kimistin’ kolumbian! Ja sa burg do vuajë, pritet ekstradimi i tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



