Plagosja e Brian Syzos në Pogradec, zbardhen detaje nga atentati! Kush janë 2 të kërkuarit e tjerë dhe lidhja me sulmin ndaj hotel “Volorekës”

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Pogradec, ku mbeti i plagosur pas një konflikti me motiv të dyshuar hakmarrjen, Brian Syzo, 35 vjeç (foto poshtë).

Policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Meardi Berberi dhe vëllanë e të arrestuarit Nikolla Agolli, 22 vjeçarin Edison Agolli.

Meardi Berberi është një personazh në Pogradec me precedent të theksuar kriminal. Sipas informacioneve, ai është dënuar për vepra të ndryshme si “armëmbajtje pa leje”, “plagosje e rëndë me dashje”, “kanosje” etj, ndërsa është konsideruar si një nga organizatorët e sulmit në Volorekë në vitin 2020.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, mësohet se autori Nikolla Agolli (foto poshtë) dyshohet të ketë qenë në një mjet me të arrestuarin tjetër David Prifti dhe dy të shpallurit në kërkim, Meardi Berberi dhe Edison Agolli.

I plagosuri Brian Syzo ka qenë i parkuar në anë të rrugës së bashku me një shokun e tij (të dy me mjetet e tyre). Shoku i Brianit ka dalë nga makina e tij për të hipur në makinën e Brianit, ndërsa në këtë moment është afruar makina ku ndodhej autori me tre personat e tjerë.

Autori ka thyer xhamin e makinës së shokut të Brianit, dhe ky ka qenë momenti kur Brian Syzo ka dalë nga makina dhe më pas u qëllua nga Nikolla disa herë. Syzo u transportua drejt spitalit nga shoku i tij.

Ai ka marrë dy plumba, nga një në secilën këmbë ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, të dyja këmbët i janë hedhur në allçi por ende nuk është vendosur se çfarë masa do të merren më tej pasi i është prekur një nga venat kryesore, ç’ka mund të rrezikojë amputim të gjymtyrës.

Pas plagosjes së Brianit, autori dhe tre bashkëpunëtorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke lënë fillimisht mjetin e tyre në Qafë Thanë e më pas janë shpërndarë.

Nikolla Agolli u kap disa minuta pas ngjarjes në një furgon në Prrenjas. Pas tij u kap edhe shtetasi tjetër David Prifti.

Qëllimi i autorit ka qenë vrasja e Syzos për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes të dyja palëve. Ngjarja është ende në hetim.

The post Plagosja e Brian Syzos në Pogradec, zbardhen detaje nga atentati! Kush janë 2 të kërkuarit e tjerë dhe lidhja me sulmin ndaj hotel “Volorekës” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme