Lajçi i thotë Thaçit: Mos i beso Isës

Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi në Facebook ka postuar një foto dhe një tekst nga një takim që ka pasur këto ditë me kryetarin e vendit Hashim Thaçi.

Lajçi, siç ka shkruar në Facebook, i ka thënë Thaçit të mos i besojë, Isës, sepse toka nuk shitet.

“Në asnjë shekull Çakorri nuk ka qenë i Malit të Zi”, i ka thënë Çun Lajçi presidentit Thaçi.

Ky është postimi i Lajçit në Facebbok:

“Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë, unë Drelaj,Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshendetem e folem. Me shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m… por si njeri e shqiptar të rrespektoj – edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet. Mos i beso Isës as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s’ka qenë. Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat ” e randa ” që i adresova në emnin e tij e të Isës.

Vazhdo e shkruej me tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova. Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n’ Francë.

P.S

Unë mbetem Çakorr, Ai President”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme