LAJMI I FUNDIT: Edhe avokati Gazmend Halilaj dyshohet për keqpërdorim seksual

Avokati që raportoi për rastin e abuzimit me të miturën në Drenas, Gazmend Halilaj është intervistuar sot nga Prokuroria e Prishtinës.

I njëjti përmes një postimi në Facebook kishte thënë se ishte arrestuar me urdhër të Inspektoratit Policor, mirëpo kjo ishte përgenjështruar më vonë nga Prokuroria.

E vetë Halilaj po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit për keqpërdorim seksual.

Këtë e ka bërë të ditur IPK përmes një komunikate për media.

“Duke ju referuar shkrimeve dhe lajmeve të ndryshme që janë publikuar sot në media, lidhur me lajmin e publikuar sot në media të ndryshme se është arrestuar avokati që mbrojti mësuesin në rastin e Drenasit, Inspektorati Policor i Kosovës njofton të gjitha mediet dhe qytetarët si në vijim:

Për hir të informimit të drejtë e të saktë, Inspektorati Policor i Kosovës ju njofton se avokati Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është intervistuar me autorizim të prokurorisë në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi i avokatit Halilaj është vazhdimësi e veprimeve hetimore duke ju referuar rastit që IPK është duke e hetuar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës e ku deri tani janë arrestuar tre të dyshuar.

I njëjti është intervistuar si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “nga neni 422 dhe “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” nga neni 239 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas autorizimit të prokurorit hetimi ndaj të njëjtit do të vazhdoj në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme