Pas kërkimeve më shumë se pesë ditore, mediat në vendin e ngjarjes raportojnë se është gjetur edhe trupi i Armend Trenës në Lepenc.
Trena i cili ishte zhdukur pas një aksidenti që nga dita e shtunë, thuhet se është gjetur rreth 1 kilometër nga vendi i aksidentit.
Armend Trena, deri më tani konsiderohej i zhdukur pas aksidentit që pësoi të shtunën mbrëma në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, duke rënë në lumin Lepenc, së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi, i cili u varros më herët gjatë ditës së sotme.
Lajmi.net ka tentuar të flasë me zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë ende lajmin.