Burime të sigurta thonë se ka konsultime të mëdha dhe një pajtueshmëri të madhe për t’u votuar kjo marrëveshje.
Lajmi.net mëson se liderët politikë janë në konsultime të vazhdueshme edhe me Listën Serbe, bisedime këto që thuhet se janë në rrugë të mirë që edhe ky subjekt ta votojë demarkacionin.
“Atmosfera është shumë e mirë dhe ka takime të vazhdueshme Mund të ketë shtyrje. Ka pak të ngjarë që sot të votohet demarkacioni, megjithëse është e sigurt se kjo Marrëveshje do të ratifikohet shumë shpejt”, thotë një burim. /Lajmi.net/