LAJMI I FUNDIT: Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për Pagat

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat.

Projektligji për pagat në Kuvendin e Kosovës ka marrë 63 vota për dhe 1 abstenim.

Megjithatë jo të gjitha amandamentet në kuadër të ligjit janë votuar nga deputetët e Kuvendit.

Diskutime pati sidomos për pagat në trustin pensional dhe atë në ndërmarrjet publike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kjo është një fitore e drejtësisë në paga, dhe Ligjin e ka quajtur hap historik të Kosovës.

Po ashtu, Veseli ka thënë se pagat do të rriten për shumicën e punëtorëve në sektorin publik.

Ndërkaq partitë opozitare kanë vlerësuar se ky ligj me mos votimin e amandamenteve të propozuara është masakruar.

Në rend dite është edhe votimi për Buxhetin e Kosovës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme