LAJMI I FUNDIT: Më 3 shkurt votohet Qeveria e re në Kuvendin e Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin e përbërjes së re të Qeverisë të mbahet më 3 shkurt, një ditë para afatit të fundit kushtetues të kryetarit të VV-së, Albin Kurti që t’i formojë institucionet.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca para mediave ka konfirmuar se seanca është përcaktuar në bazë të kërkesës së Kurtit.

“Ne sapo përfunduam një mbledhje të shpejtë të Kryesisë. Siç e dini mandatari për kryeministër i është drejtuar Kryesisë me një kërkesë për paraqitje të Qeverisë. Kryesia vendosi që seanca të mbahet më 3 shkurt në ora 11:00”, tha ai.

Kujtojmë, se caktimi i seancës për votimin e Qeverisë Kurti, u bë pa një marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në këto rrethana, këto parti kanë edhe tri ditë kohë për gjetjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme