Para pak çastesh përfundoi takimi i liderëve politik në selinë e Presidentit të Shtetit, ku temë-diskutimi ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për shkak të gjendjes me virusin Covid-19 në shtet.
Në mbledhje me konsensus nga gjithë liderët politik u vendos që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shtyhen, dhe mbetet detyrim i Presidentit të shtetit në konsultim me ekspertë që të vendosin datën dhe mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.