“Lajmi më ra si bombë”/ Luan Baçi thirrje kryebashkiakut socialist të Divjakës: Jep dorëheqjen që të bëhesh i besueshëm. Kjo do e vinte në vështirësi Qeverinë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka kritikuar Kryetarin e Bashkisë së Divjakës Josif Gorrea për fjalimin që ai mbajti dje përpara banorëve të Divjakës në protestën e tyre kundër shkririjes së Bashkisë Divjakë dhe Bashkimit me Lushnjen.

Përmes një reagimi në rrjetet sociaale, Baçi e ironizon që nuk kishte dijeni për vendimin ndërsa i kërkon të japë dorëheqjen që të bëhët i besueshëm dhe veprimi i tij do të vintë në vështirësi qeverinë përpara se Partia Socialiste të miratojë në Kuvendin e Shqipërisë Draftin e propozuar prej saj për ndarjen e re Aadministrativo-Territoriale.

“Lerni, hipokrizite, genjeshtrat dhe servilizmat, ne qofte se jeni te sinqerte ne ato qe thoni, per tu bere te besueshem te votuesit tuaj, si ju si kryetar i bashkise Divjake edhe kryetari i bashkise Patos, jepni doreheqjen e pa revokueshme”, shkruan Baçi.

Reagimi i Luan Baçit

Ky kryetari i 12 milion specave, i 12 milion domateve dhe 12 milion sallatoreve, i paska rene si bombe, lajmi per shkrirjen e bashkise Divjake dhe nuk dinte gje, per kete vendim te partse se tij!

Del mbane dhe fjalim dhe qarravitet, per padrejtesine, qe po u behet banoreve te Divjakes!

Lerni, hipokrizite, genjeshtrat dhe servilizmat, ne qofte se jeni te sinqerte ne ato qe thoni, per tu bere te besueshem te votuesit tuaj, si ju si kryetar i bashkise DIVJAK edhe kryetari i bashkise PATOS, JEPNI DOREHEQJEN E PA REVOKUESHME.

Ky veprim do ta vinte ne veshtiresi K…M…tuaj te “ndritur” dhe ju do te tregonit se jeni vertet me votuesit tuaj dhe kunder ketij vendimi absurd te qeverris 4 te Rames te pare!

Ne te kundert, ju vazhdoni te talleni me qytetaret e ndershem qe ju kane votuar.

 

The post “Lajmi më ra si bombë”/ Luan Baçi thirrje kryebashkiakut socialist të Divjakës: Jep dorëheqjen që të bëhesh i besueshëm. Kjo do e vinte në vështirësi Qeverinë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme