Lajmrohet Albin Kurti: Ja ku gjendet ai!

Albin Kurti i është shmangur paraqitjes para gjykatës, derisa edhe policia nuk ka arritur ta gjejë atë. Por ai është lajmëruar përmes Facebook-ut, jo për rastin që kërkohet por për ndeshjen e komëtares shqiptare të luajtur në Shkodër.

“Dje më ftuan disa aktiviste e aktivistë që të shkonim në Shkodër për lojën e kombëtares. Nuancave e melodive të panumërta të Shkodrës së kulturave të trashëguara e atyre bashkëkohore dje iu shtua entuziazmi intensiv i tifozëve të kombëtares, me ngjyrat kombëtare e me brohorimat ritmike”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

“Mes tifozëve, larg tribunave VIP u takuam me shumë miq, nga Shqipëria, Kosova e troje të tjera. Për 90 minuta përjetuam një spektakël cilësor, një lojë të fortë e të bukur mes Shqipërisë e Italisë. Tifozët më treguan se kemi dalë të tretët në një grup me gjashtë skuadra, dhe se para nesh kanë dalë vetëm Spanja e Italia, gjigandë të futbollit”, ka shkruar më tej Kurti.

Sipas Kurtit, Kombëtarja jonë është rritur në nivel, sajë mbështetjes së zjarrtë të tifozëve, por edhe sajë afrimit të lojtarëve nga Kosova e Maqedonia që iu janë bashkangjitur atyre nga Republika e Shqipërisë.

“Por kjo nuk mjafton. Shumica e lojtarëve tanë të kombëtares, rriten në klube të huaja. Na duhet një strategji për afrimin dhe integrimin e sferës së sportit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Po ashtu nevojitet zhvillim i infrastrukturës vendore, fusha e terrene sportive, më shumë investime për sportin. Kjo është detyrë e pushtetit vendor dhe e komunave, ndaj të gjithë tifozët e futbollit i ftoj që në zgjedhjet e 22 tetorit, të mos votojnë si tifozë, por me mendje për ofertën politike më racionale, dhe me zemër për më të mirën”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe seanca e paralajmëruar për ditën e sotme ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupit./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme